Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly.
Në një komunikatë për media nga zyra e Kryeministrit thuhet se ky i fundit e ka njoftuar Pat Kelly, për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
Duke vlerësuar përkrahjen e Irlandës për Kosovën, kryeministri Isa Mustafa theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në veçanti në fushën e edukimit dhe të tërheqje së investimeve.
“Qeveria e Kosovës, me përkrahjen e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, është plotësisht e angazhuar në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale, proceset integruese evropiane dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha kryeministri Mustafa.
Ambasadori i Irlandës, Pat Kelly, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e shumanshme të Irlandës për proceset në Kosovë.
Ambasadori Kelly, po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Irlandës për bashkëpunim dhe për të ofruar përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin