Manchester City ka arritur të shënoj një fitore bindëse në “Stamford Bridge” ndaj Chesleat me rezultat 0-3 në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fakt një gol u realizua nga Cucurrella por u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje nga VAR-i, shkruan Arbresh.info.
Gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, O’Reilly hapi serinë e golave për Man Cityn pas një asistimi nga Cherki.
Francezi ishte protagonist edhe tek goli i dytë ku pas një depërtimi fenomenal gjeti Guehin në zonë dhe mbrojtësi anglez shënoi për 0-2 në minutën e 57-të.
Vulën e fitores e dha Doku i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Chleseas dhe shënoi golin e tretë në minutën 68-të.
Deri në fund, Chelsea rrezikoi me Palmerin nga gjuajtja e lirë por pa sukses, teksa edhe City pati raste për golin e katërt por pa ia arritur dot.
Me këtë fitore skuadra e Guardiolës ka 64 pikë, gjashtë më pak se Arsenali i cili ka një ndeshje më shumë, kurse Chelsea mbetet i gjashti me 48 sosh.
Takimi i radhës i Cityt është pikërisht ndaj liderit Arsenalit në “Etihad Stadium”, ku pritet të thuhet fjala e fundit për titullin kampion të Premier Leagues.
Ndërkohë, Chelsea sfidën e radhës e luan ndaj Manchester United në shtëpi./Arbresh.info

Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...