Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka marrë një lajm të keq pas dëmtimit të tij në ndeshjen e fundit.
Klubi ku ai luan, Fortuna Dusseldorf e ka konfirmuar se ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Holstein Kiel, të zhvilluar të premten, shkruan Arbresh.info.
Mesfushori ofensiv u lëndua në pjesën e dytë, pasi mbeti i bllokuar në fushë gjatë një dueli.
Ai mori trajtim për disa minuta dhe u largua nga fusha vetëm me ndihmën e stafit mjekësor.
“Ekzaminimet e kryera nga mjeku i ekipit, Dr. Ulf Blecker, në bashkëpunim me partnerin radiologjik të klubit, konfirmuan diagnozën e rëndë, e cila nënkupton fundin e sezonit për lojtarin kosovar”, ka bërë të ditur klubi gjerman përmes një njoftimi në sajtin e tyre.
Në 30 ndeshje të luajtura këtë edicion me klubin ai ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime./Arbresh.info
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...