Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha

13:45 | 12 Prill 2026
E.H

Humbja nga Prishtina e Re të shtunën në mesditë ka qenë fatale për të ardhmen e trajnerit Elon Berisha.

Malisheva ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me trajnerin e talentuar me marrëveshje të dyanshme.

Përveç Berishës nga klubi janë larguar edhe asistentët e tij Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:

FC Malisheva njofton opinionin publik se, me marrëveshje të dyanshme, ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin Elon Berisha, ndihmës trajnerët Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani.

Pas ndeshjes së fundit, kryetrajneri ka marrë përgjegjësinë dhe, së bashku me menaxhmentin e klubit, është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.

FC Malisheva dëshiron t’i falënderojë përzemërsisht Elonin, Kastriotin dhe Fitimin për kontributin e tyre në klub përgjatë kësaj kohe, për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tyre.Jemi thellësisht mirënjohës edhe për rezultatet dhe secilën pikë të fituar me dinjitet, punë, mund e sakrificë.

FC Malisheva do t’i mbajë dyert e hapura edhe në të ardhmen për Elonin, Kastriotin dhe Fitimin, andaj edhe njëherë shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për periudhën e kaluar në FC Malisheva.

FC Malisheva do të analizojë me kujdes hapat tutje dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ecjen drejt objektivit që kemi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale