Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ndryshua zyrtarisht nga një “Zyre e ShBA-ve” në “Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë”, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.
“Me Kosovën formalisht si shtet i pavarur dhe marrëdhëniet diplomatike të vendosura, hapi tjetër ishte të reflektohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë u ndryshua zyrtarisht dhe titulli i misionit u bë Ambasadë e SHBA-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës
Ky ndryshim erdhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në më 18 shkurt 2008.
Ambasada përkujton këtë moment historik si pjesë të udhëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...