Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Masakrën e Rezallës në 27-vjetorin e saj, duke theksuar se dëshmitë e gjenocidit të Serbisë janë të freskëta gjithandej në Kosovë”.
“Të njoma janë plagët e familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Rezallës, ku më 5 prill 1999 u vranë 98 burra dhe djem”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se pas krimit, forcat serbe kanë tentuar të fshehin gjurmët: “Pas ekzekutimit mizor, në përpjekje për të fshehur krimin, forcat e armatosura të Serbisë ua rrëmbyen kufomat”.
Sipas tij, një pjesë e viktimave janë gjetur në varreza masive në Serbi: “29 prej tyre janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Nga Kizhevaku, në vitin 2021 u kthyen në tokën e Kosovës eshtrat e shtatë prej të vrarëve”.
Kurti ka akuzuar Serbinë për fshehje të vazhdueshme të krimeve: “Ende Serbia fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë”, duke shtuar se “mbi 950 civilë të paarmatosur u masakruan në Kosovë, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi”.
Ai ka bërë thirrje për zbardhjen e fatit të të zhdukurve: “U bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e qytetarëve tanë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve”.
Në fund, Kurti ka kërkuar drejtësi dhe ka bërë homazhe për viktimat: “Nuk mund të lejojmë që harresa të mbulojë mizoritë e luftës në Kosovë” dhe “në këtë datë… nderojmë të vrarët në Rezallë. I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të kombit! Lavdi!”.
Shërbimi sekret po heton të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë...
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...