Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të madhe në historinë e saj.
“Dardanët” do të kenë punë me kombëtaren e Turqisë, në ndeshjen finale të “play-offit” për Botërorin 2026.
Këtë përballje, si milionë shqiptarë nga e gjithë bota, do ta shohin edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar ish-bashkëluftëtari i tyre, Nasim Haradinaj, për “Klan Kosova”.
“Nëse e transmeton ‘RTK’ ose ‘Klan Kosova’, ata do ta shohin këtë ndeshje”, tha Nasim Haradinaj.
Në Hagë, momentalisht janë në paraburgim dhe po gjykohen Hashim Thaqi, ish-presidenti i Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sali Mustafa.
Ndeshja Kosovë – Turqi do të luhet sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...