Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama i shqetësuar seriozisht me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të garantimit të sigurisë publike, ka mbajtur sot në mëngjes një takim urgjent me drejtorët përkatës dhe ka marrë vendim për krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të gjitha vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”.
Ky komision, i përbërë nga ekspertë të fushës së urbanizmit, inxhinierë të licencuar dhe përfaqësues të emergjencave, do të fillojë menjëherë inspektime të detajuara në të gjitha vendpunishtet aktive në Kryeqytet.
Kryetari i Kryeqytetit thekson se:
-Të gjitha vendpunishtet ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllen menjëherë, pa asnjë përjashtim.
-Rastet do t’i nënshtrohen analizës së thellë institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokimin e lejeve të ndërtimit.
-Çdo inspektor komunal që nuk ka raportuar çfarëdo parregullsie në terren do të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin. Nuk do të ketë tolerancë për neglizhencë apo mosveprim.
Inspektorët komunalë përjashtohen nga përbërja e këtij komisioni, duke qenë se janë pjesë e përgjegjësisë institucionale për rastet ekzistuese dhe për çdo shkelje që mund të konstatohet gjatë këtij procesi.
Kryetari i Kryeqytetit u bën thirrje të gjitha subjekteve ndërtimore që të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet dhe të respektojnë dispozitat ligjore në fuqi.
Siguria e qytetarëve mbetet prioritet i padiskutueshëm dhe çdo shkelje do të trajtohet me masa të menjëhershme dhe të rrepta.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic