Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se 27 vjet më parë, në fund të marsit 1999, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u bënë dëshmitare të një prej akteve më të rënda të shtetit serb, kur regjimi gjenocidal kreu një krim të planifikuar, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 civilë të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë dhe të rinj.
“Kujtojmë me dhembje edhe 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të vrarë mizorisht nga forcat serbe, nga fëmijët e vegjël deri te më të moshuarit, një familje e tërë u përball me një akt barbarie që tronditi ndërgjegjen njerëzore”.
Haradinaj në këtë përvjetor, thtë se të njëjtin terror e përjetuan edhe 23 shqiptarë nga Landovica e Prizrenit dhe fshatrat përreth, të ekzekutuar pamëshirshëm vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën e tyre.
“Këto krime mbeten plagë e hapur e historisë sonë dhe thirrje e përhershme për drejtësi. Kujtesa për ta na obligon që të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë pa u ndalur që kriminelët të marrin dënimin e merituar”.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar