Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme është shënuar në fshatin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup.
Rasti është zbuluar pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00, kur ankuesi Sh. I ka hasur trupin e pajetë të viktimës, Bejtullah Isufi në një fushë.
Dyshohet se viktima kishte ndezur një grumbull mbeturinash, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë, raporton jepize.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja.
Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se kishte edhe probleme shëndetësore, çka mund të ketë ndikuar në zhvillimin tragjik të ngjarjes.
Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“Vushtrri / 25.03.2026 – 17:00. Lidhur me rastin pasi është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Tragjedi në Shkodër: Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndë...
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...