Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e saj të ndjerë në pesëvjetorin e vdekjes, humoristin Rasim Thaçi (Cima).
Përmes një shkrimi të ndjerë në Facebook, Thaç-Meta shprehu mallin e madh që ka për të atin.
“Sot bëhen 5 vite pa ty, babi…Koha kalon, por mungesa jote nuk mësohet kurrë. Ka ditë kur më duket sikur je ende këtu, në çdo këshillë që më ke dhënë, në çdo hap që bëj, në çdo forcë që gjej brenda vetes. Më mungon zëri yt, më mungon prania jote, më mungon mënyra si më jepje siguri edhe kur gjithçka dukej e vështirë. Por mbi të gjitha, më mungon ti si baba – si shtylla ime më e fortë”, ka shkruar Thaçi-Meta.
“Jam krenare që jam bija jote. Çdo vlerë që kam, çdo arritje, çdo ëndërr… mban një pjesë tënden brenda. Prehu në paqe, babi im i dashur. Do të jetosh gjithmonë në zemrën time. Me mall bija jote”.
Tragjedi në Shkodër: Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndë...
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...