Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se partia e saj nuk ka vepruar gabim gjatë procedurës për zgjedhjen e presidentit.
“Ne e kemi thënë, dhe kjo që po e shohim nga Kushtetuesja tregon qartë që LVV nuk ka qenë duke vepruar gabim dhe krejt ato akuzat e partive opozitare, që së pari kanë refuzuar të marin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit pa ndonjë arsyetim dhe së dyti kanë vazhduar ta fajësojnë LVV që kinse kanë bërë gabim dhe se vendi duhet të shkojë automatikisht në zgjedhje”, ka deklaruar ajo në emisionin FIVE.
Ajo ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, por në favor të së drejtës.
Kryeziu-Hyseni ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit do të duhen prapë 80 deputetë dhe nevojitet bashkëpunim mes partive, duke paralajmëruar se opozita po tenton të humbasë kohë dhe të dëmtojë buxhetin e Kosovës.
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta