Dogana e Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin e adresuar ndaj një zyrtari të lartë doganor nga një përfaqësues i autorizuar i një kompanie që operon në tregtimin e derivateve të naftës.
Sipas njoftimit nga Dogana, rasti ka ndodhur më 23 mars 2026, gjatë verifikimeve zyrtare për një kontingjent derivatesh, ku janë identifikuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën doganore për përllogaritjen e detyrimeve.
Dogana thekson se çdo përpjekje për të frikësuar apo ndikuar zyrtarët gjatë ushtrimit të detyrës përbën sulm ndaj rendit ligjor dhe institucioneve shtetërore, duke e cilësuar rastin si të papranueshëm.
“Për rastin në fjalë, Dogana e Kosovës ka bërë paraqitjen zyrtare në organet kompetente dhe pret veprim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm nga organet e ndjekjes, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar konkurrencë të ndershme dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...