Njësia e Trafikut e Kryeqytetit ka nisur nga dita e djeshme një plan të veçantë operativ të fokusuar tek motoçikletat, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion, parandalimin e aksidenteve dhe forcimin e respektimit të rregullave të trafikut.
Sipas njoftimit, vetëm gjatë dy ditëve të para të zbatimit të këtij plani, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa të shumta ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme.
“Këto përfshijnë shkelje të rregullave të komunikacionit, mungesë të dokumentacionit përkatës, si dhe mosrespektim të masave të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Autoritetet bëjnë të ditur se ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar kontrolle të shtuara në rrugët e kryeqytetit.
Njësia e Trafikut apelon tek të gjithë drejtuesit e motoçikletave që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse, në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur