Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publike të dhënat e muajit shkurt 2026, ku janë regjistruar gjithsej 2 raste të braktisjes së fëmijëve në nivel vendi.
Krahasuar me muajin janar, ku nuk është raportuar asnjë rast, ky numër shënon një rritje të lehtë.
Sipas statistikave, rastet e vetme të evidentuara për muajin shkurt janë raportuar në komunat e Gjilanit dhe Klinës, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.
Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor për mirëqenien sociale, i cili synon të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...