Janë bërë 37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në kuadër të ish-Federatës jugosllave, duke e lënë atë nën administrimin e Serbisë.
Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe forca ushtarake, dhe nën një shtetrrethim të ashpër, Serbia dhunshëm ia hoqi Kosovës autonominë.
Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, disa prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, votuan kundër këtij suprimimi, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i po atij viti u karakterizua nga greva e minatorëve të gjigantit “Trepça”, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë, me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan e u dënuan me burg.
E gjithë fushata kundër Kosovës kishte nisur më herët, në vitin 1987, nga qarqet politike serbe në Fushë Kosovë. Kjo periudhë njihet edhe si fillimi i lëvizjes serbe antishqiptare dhe shënon ngritjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit./rtk
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C