Roma ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Lecces në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
Robinio Vaz ishte heroi i mbrëmjes së sotme për romakët që realizoi në minutën e 57-të, shkruan Arbresh.info.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe skuadra e Gasperinit arkëtoi tre pikë të mëdha në luftën për Ligë të Kampionëve.
Tashmë Roma ka 54 pikë dhe renditet e gjashta me tri pikë më pak se Como që është e katërta.
Kurse Lecce po rrezikon seriozisht rënien nga liga, ku tashmë pas 30 xhiroeve ka 23 pikë.
Takimin e radhës, Roma e luan ndaj Interit kurse Lecce përballet me Atalantan./Arbresh.info
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot