Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua minutën e 24-të nga Araujo pas një harkimi të Joao Cancelos, shkruan Arbresh.info.
Pas golit të pësuar, Rayo u mundua ta barazojë rezultatin por pa arritur dot.
Shtatë minuta para fundit të ndeshjes Pacha i Rayos goditi fuqishëm drejt portës por Garcia ishte në vend.
Një minutë para nisjes së kohës shtesë, Garcia bëri një tjetër pritje spektakulare, ku ndali goditjen e Jorge de Frutes.
Deri në fund skuadra e Flick u mbajt pa pësuar dhe gol dhe arriti tri pikë të arta ku tashmë shkon në kuotën e 73 sosh, shtatë më shumë se Reali i cili luan derbin ndaj Atleticos në mbrëmje.
Teksa, Rayo mbetet e 14-ta me 32 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Barcelona e luan ndaj Atletico Madridit në udhëtim, kurse Rayo do të ketë punë me Elchen./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...