Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dhe mandatin e ri qeverisës

11:56 | 22 Mars 2026
E.H

Me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, si dhe zgjedhjen për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka pranuar një mori urimesh.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftimin nga ZKM.

“Krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale