Donald Trump ka thënë se nëse Irani nuk e “hap plotësisht” Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, SHBA-të “do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet e tyre”.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha: “Nëse Irani nuk e hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre”.
Kjo vjen një ditë pasi ai foli për “qetësimin” e luftës.
Ishujt e vegjël iranianë që mund të jenë në shënjestrën e Trumpit
Kërcënimi i Iranit ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit ka mbyllur në mënyrë efektive korridorin e transportit detar, duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës.
Ngushtica është një rrugë ujore e ngushtë që lejon transportin e rreth një të pestës së furnizimeve globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim, pasi tensionet midis Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iranit dhe Izraelit rrezikojnë të përshkallëzohen më tej. /Telegrafi/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...