Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ekipi i tij ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë është zhvilluar një takim i rëndësishëm me përfaqësues amerikanë.
Sipas tij, në takim morën pjesë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ndërsa diskutimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Zelensky theksoi se është jetike që diplomacia të vazhdojë dhe të intensifikohet, me synimin për t’i dhënë fund luftës që ai e cilësoi si agresion të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Është e rëndësishme për të gjithë botën që të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe të punojmë për përfundimin e kësaj lufte – luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Askush nuk e dëshiron këtë luftë,” ka deklaruar ai.
Presidenti ukrainas nënvizoi se çështja kyçe e bisedimeve mbetet gatishmëria e Rusisë për të lëvizur drejt një përfundimi real të konfliktit, si dhe nëse një gjë e tillë mund të ndodhë me sinqeritet dhe dinjitet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...