Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit do të intensifikohen në ditët në vijim, raporton Sky News.
“Këtë javë, intensiteti i sulmeve që IDF dhe ushtria amerikane do të kryejnë kundër regjimit terrorist iranian dhe infrastrukturës mbi të cilën ai mbështetet do të rritet ndjeshëm,” tha Katz gjatë një takimi vlerësues me zyrtarë ushtarakë.
Izraeli është “i vendosur të vazhdojë të udhëheqë ofensivën kundër regjimit terrorist iranian, të eliminojë komandantët e tij dhe të pengojë kapacitetet e tij strategjike” derisa çdo kërcënim për sigurinë të jetë eliminuar, shtoi ai.
Ndërkohë, këto deklarata bien në kundërshtim me qëndrimin e Donald Trump, i cili në përditësimin e tij të fundit në Truth Social tha se SHBA po shqyrton mundësinë e “zvogëlimit gradual” të luftës me Iranin.
Trump tha se SHBA-të ishin afër përmbushjes së qëllimeve të tyre, por këmbënguli që vendet e tjera duhet të marrin rolin udhëheqës në kontrollin e korridorit jetësor të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit.
“Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa shqyrtojmë mundësinë e pakësimit të përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me regjimin terrorist të Iranit”, tha Trump në Truth Social.
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...