Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Arezzos në Itali, ku një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Sipas raportimeve të Euronews.al, krimi ndodhi rreth orës 23:45, përpara një restoranti në qytet. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, i cili u godit nga katër plumba. Njëri prej tyre e kapi në qafë, duke rezultuar fatal, ndërsa një tjetër plumb goditi kornizën e derës së lokalit.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit u mobilizuan dhe nisën një operacion për kapjen e autorit. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, autoritetet arritën të arrestojnë të dyshuarin, një 35-vjeçar shqiptar.
Trupi i pajetë i viktimës u transportua në morgun e spitalit “San Donato” në Arezzo, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një krim pasioni. Sipas raportimeve, Pergegaj, pasi kishte përfunduar turnin e punës, ishte ndalur për të biseduar me ish-të dashurën e tij, me origjinë rumune. Në atë moment, në vendngjarje ka mbërritur partneri aktual i saj, i cili, pasi i pa së bashku, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka hapur zjarr.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike vazhdojnë.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...