Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbledh këtë të shtunë (21 mars), Asamblenë Kombëtare të forcës politike që drejton. Vendimi për zhvillimin e kësaj mbledhjeje u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së më 11 mars.
Punimet e Asamblesë do të zhvillohen në Durrës, duke nisur nga ora 10:00. Fjalën hapëse do e mbajë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi për t’ia lënë fjalën më pas kryesocialistit Rama.
Muaji mars ka qenë intensiv për socialistët, të cilët kanë zhvilluar disa mbledhje të Kryesisë dhe të strukturave organizative, në kuadër të përgatitjeve për një proces ristrukturimi të partisë.
Çdo dy vite, Partia Socialiste organizon zgjedhje për strukturat e saj të larta drejtuese, me synim riorganizimin nga niveli qendror deri në bazë.
Gjatë kësaj Asambleje pritet të mbahen diskutime të gjera mbi procesin e ri të zgjedhjeve të brendshme, si dhe për anëtarësimet e reja në parti. Një tjetër fokus i rëndësishëm do të jetë organizimi i strukturave të partisë në diasporë, i konsideruar si një dimension kyç për funksionimin e PS-së.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...