Edhe pse pak i populluar, fshati Burrik i Ferizajt mbushet me njerëz për festën e Fitër Bajramit. Ata që kanë jetuar dikur në Burrik thonë se janë festat ato që i bëjnë bashkë në këtë fshat, i cili tashmë është pothuajse i tëri i braktisur.
Fshati Burrik i Ferizajt po thuajse i tëri i braktisur. Festat e Bajramit i bëjnë bashkë burrnikasit. Ata që jetojnë në vendbanime të ndryshme në Ferizaj e më gjerë, së bashku edhe me qytetarë të tjerë, falin namazin e Bajramit në xhaminë e fshatit. Për shumë kë, kjo ishte edhe emocionuese, sepse kujtonin ditët kur ky fshat ishte më i populluar, por që për shkak të kushteve të vështira infrastrukturore, shumë vite më parë, u detyruan ta braktisin fshatin.
“Po jeta në fshat vallahi për para ka qenë e vështirë. Përpara nuk kemi pasur asgjë të Zotit. E tani kanë ardhur, shyqyr, punët të mira, por fshati është braktisur. Për Bajram bëhemi bashkë dhe emocionet janë shumë; të bëhemi bashkë, të shihemi ndërmjet veti është shumë mirë. Do të ishte mirë të bëhemi kështu çdo ditë, jo vetëm një ditë”,deklaroi Shaban Qeli, banor.
“Pas luftës, për çdo vit dy festa më të mëdha të fesë islame, festat e Bajramit, ne gjithmonë jemi këtu në këtë xhami, ku më herët kanë falur të parët tanë. Në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të përshtatshme, bashkohemi me njëri-tjetrin dhe urojmë njëri-tjetrin”, tha Fatmir Neziri, banor.
Për ditët e Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës në Ferizaj cakton hoxhën që të zhvillojë ritualet e faljes së Bajramit në fshatin Burrik.
“Për mua është bit i pestë që vijë në këtë vend që të falem. Gjithmonë vij me kënaqësi të veçanta për faktin se këtu banorë rezident ka pak, mirëpo gatishmëria e këtyre njerëzve, e këtyre banorëve që çdoherë vijë dhe prezantojnë në faljen e namazit të Bajramit, është jashtëzakonisht e madhe dhe e pa përsëritshme në Kosovë”, deklaroi hoxha Kemajl Halili.
Kthimi i jetës në fshat ishte urimi i burrnikasve në këtë festë.
“Urimin e kam më të madhin, inshalla sa më shumë të ngjitem përpjetë në Burrik, të dalim dhe të kënaqemi në këtë bukuri këtu”, u shpreh Shaban Qeli, qytetar.
“Ne këtu jemi shkolluar dhe nuk ka vend më të bukur për ne në botë se sa të kthehemi në vendlindjen tonë”, tha qytetari Fatmir Neziri.
Burriku është një vend që ofron zhvillimin e turizmit; për çka, pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore, është filluar ndërtimi i vilave, gjë që rrit shpresat për kthimin e jetës dhe zhvillimin në këtë fshat. /rtk
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...