Markat tregtare në Kosovë sigurojnë mbrojtje ligjore për bizneset dhe konsumatorët, ndërsa shkeljet e tyre ndiqen me procedura gjyqësore dhe veprime doganore. Regjistrimi i markës garanton ekskluzivitet, mbron emrin e biznesit dhe parandalon falsifikimet, duke rritur besueshmërinë dhe sigurinë në treg.
Produktet identifikohen me shenja dalluese, mbrojtja e tyre bëhet përmes institucioneve dhe është e garantuar edhe me ligj. Mallrat e falsifikuara shkaktojnë dëme të konsiderueshme për bizneset e ligjshme në vend, por përdorimi i paligjshëm ndiqet edhe përmes procedurave gjyqësore.
“Personat që përdorin markën tregtare, parashihet edhe dënim me gjobë për ata persona, kundërvlera shkon prej 5 mijë deri në 15 mijë euro, ndërsa personat fizikë të cilët kanë kryer veprime tek personi juridik, nëse një person fizik, duke e shfrytëzuar biznesin e tij, ka bërë këtë keqpërdorim, edhe për ata parashihet gjobë, 500 deri në 1,500 euro”, thotë Arbër Istrefi, avokat.
Bizneset në Kosovë kanë bërë kërkesa për zbatimin e të drejtave në gjykatë.
“Gjykata Komerciale në Dhomën e Shkallës së Parë ka trashëguar rreth 100 lëndë nga gjykatat themelore dhe, që nga 1 gushti 2022, ka trajtuar 283 lëndë të reja, duke zgjidhur 227 prej tyre; 60 janë ende në proces. Në Shkallën e Dytë janë zgjidhur 122 lëndë, dhe vetëm 2 mbeten të pazgjidhura”, deklarojnë nga Gjykata Komerciale.
Për të fituar mbrojtje me markë tregtare, të gjitha bizneset këshillohen të bëjnë aplikimin për regjistrimin e markës tregtare, përndryshe, pa regjistrim, emri i biznesit nuk mbrohet dhe askush nuk ka ekskluzivitet mbi përdorimin e tij.
“Është shumë me rëndësi të cekim që marka tregtare mund të mbrojë një emër biznesi, një logo ose një ngjyrë të caktuar, për shkak se funksioni i markës tregtare është të dallojë subjektet ndërmjet veti, të dallojë një ndërmarrje nga një tjetër dhe ka shumë rëndësi edhe për konsumatorët, të cilët duhet të identifikojnë një markë tregtare ose një brend të caktuar. Shumë raste vendosin për të blerë produkte të caktuara”, thotë Valon Kashtanjeva, konsulent ligjor.
Derisa Kodi Penal parasheh mbrojtjen e konsumatorëve, të cilët në këtë rast mund të jenë subjekt i dënimit nga shkelja e një marke tregtare, kjo ndodh përmes blerjes së markave të falsifikuara me shumën e parave për origjinalin. Për prezencën e këtij fenomeni në masë, tregojnë rastet konkrete me veprime të doganës, ku mallrat e falsifikuara janë konfiskuar dhe kanë vlerë të madhe, duke shkelur të drejtat mbi markën tregtare. /rtk
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...