Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur atje, në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake.
Sipas njoftimit zyrtar, trupat e pajetë të shtetasve të Kosovës, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur pasditen e së premtes për në Kosovë.
“Në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake, janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Austri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Në të njëjtën kohë, Ambasada ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje.
“Në këto momente të vështira, shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e të ndjerëve”, theksohet më tej.
Po ashtu, është shprehur mirënjohje për bashkatdhetarët që kanë treguar solidaritet dhe gatishmëri për të ndihmuar gjatë kësaj periudhe të rëndë.
“Shprehim mirënjohjen tonë për bashkatdhetarët tanë, të cilët, me interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, treguan solidaritet në këto momente të vështira”, thuhet në fund të reagimit.
Katër punëtorë vdiqën më 17.03.2026, në një rast tragjik që ndodhi në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri pati konfirmuar se tre nga viktimat janë shtetas të Kosovës.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...