Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar qytetarët me rastin e festës së Bajramit, duke uruar ata për paqe, shëndet, harmoni dhe begatI.
Urimi i Lladrovcit:
Urime Festa e Fitër Bajramit!
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ju urojmë nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë vjen pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe solidariteti, duke na kujtuar vlerat më të larta njerëzore: mirësinë, respektin, unitetin dhe afërsinë me njëri-tjetrin.
Le të sjellë Fitër Bajrami gëzim në çdo familje, qetësi në zemrat tona dhe shpresë për ditë më të mira për të gjithë.
Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin