Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe afërsisë mes njerëzve.
Sveçla ka kujtuar se pas muajit të shenjtë të Ramazani, i cili sipas tij i afron më shumë njerëzit përmes përkushtimit dhe ndjenjës së lartë të solidaritetit, kjo festë vjen si moment reflektimi dhe bashkimi.
Postimi i plotë:
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit i cili na afron më shumë me njëri-tjetrin përmes përkushtimit dhe ndjenjës së lartë të solidaritetit, sot festojmë Fitër Bajramin.
Kjo festë na rikujton rëndësinë e ndarjes së begative me të tjerët, kujdesit për më të nevojshmit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet njerëzve, si themel i një shoqërie të drejtë e të qëndrueshme.
Uroj që të jetë pranuar çdo lutje dhe që kjo ditë të sjellë paqe, gëzim dhe begati në çdo familje!
Gëzuar Fitër Bajramin!/Arbresh.info
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin