Portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili mund të largohet nga Liverpool FC vetëm një vit pasi iu bashkua klubit anglez.
25-vjeçari nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit, pasi braziliani Alisson Becker mbetet zgjedhja e parë e trajnerit Arne Slot në portë.
Mamardashvili u transferua te “The Reds” në vitin 2024 nga Valencia CF, por sezonin e kaluar e kaloi në huazim te skuadra spanjolle. Ai iu bashkua ekipit nga “Anfield” në fillim të këtij sezoni, por hapësirat kanë qenë të kufizuara.
Deri më tani, ai ka regjistruar vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë disa ndeshje gjatë muajve tetor dhe nëntor, kur Alisson mungoi për shkak të një dëmtimi në kofshë. Gjithashtu, portieri ka luajtur në Kupën e Ligës dhe FA Cup.
Mamardashvili u aktivizua edhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në UEFA Champions League kundër Galatasaray, por rikthimi i Alissonit e ka kthyer sërish në stol. Në sfidën e kthimit ndaj skuadrës turke, të cilën Liverpooli e fitoi bindshëm 4-0, ai nuk u aktivizua.
Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, disa klube kanë shprehur interesim për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror. Kjo ndodh pavarësisht se Mamardashvili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2031.
Mbetet të shihet nëse portieri gjeorgjian do të qëndrojë për të luftuar për vendin e titullarit apo do të kërkojë një aventurë të re për më shumë minuta në fushë./Arbresh.info
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli