Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 19 mars, ka marrë vendim që të zbusë dënimin e shqiptuar ndaj FC Prishtinës pas kërkesës se klubit drejtuar këtij komisioni.
Sipas vendimit të ri, dënimi prej dy ndeshjesh pa praninë e shikuesve është reduktuar në vetëm një ndeshje.
Komisioni ka theksuar se si rrethanë lehtësuese është marrë parasysh angazhimi i klubit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë gjatë organizimit të ndeshjeve. Ky vlerësim ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për zbutjen e masës disiplinore.
Si rezultat i këtij vendimi, ndeshja e radhës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet me praninë e tifozëve në stadium, duke i dhënë mundësi publikut të rikthehet dhe të mbështesë ekipet e tyre nga afër.
Ndeshja ndaj Prishtinës dhe Ballkanit është paraparë të zhvillohet të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...