Mbrëmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e dyta të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, derisa ditën e sotme është publikuar formacioni i javës, ku nuk kanë munguar emrat e mëdhenj të futbollit evropian.
Në sulm spikasin Vinícius Júnior i Real Madrid, së bashku me Raphinha të FC Barcelona dhe Francisco Trincão të Sporting CP.
Mesfusha udhëhiqet nga Xavi Simons, i mbështetur nga Declan Rice i Arsenal dhe Dominik Szoboszlai i Liverpool.
Në mbrojtje janë përzgjedhur dyshja e Sportingut: Araújo, Gonçalo Inácio, Ibrahima Konaté i Liverpoolit dhe Josip Stanišić i Bayern Munich.
Në portë është zgjedhur Matvey Safonov i Paris Saint-Germain.
Lojtari më i mirë i kësaj jave u shpall Raphinha.

Liga e Kampionëve rikthehet në aksion me 7/8 prill ku na presin super përballje çerekfinale./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...