Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka nisur komunikimin verbal

12:52 | 19 Mars 2026
E.K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur sot për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia bëri të ditur se gjendja e fëmijës është stabile dhe në përmirësim.

“Sot gjendja është stabile, ka filluar edhe komunikimin verbal. Në aspektin shëndetësor, në kuptimin e mbarëvajtjes së përgjithshme, është mirë dhe po e merr veten shpejt. Ajo që na ka shqetësuar është pjesa psikosociale e fëmijës, i cili shihet se për një kohë të gjatë ka qenë në një ambient toksik, për të mos thënë plotësisht abuziv. Të gjithë parametrat i ka në rregull”, u shpreh ai.