Katër persona, në mesin e tyre tre kosovarë Pajtim Bajrami, Istref Zekaj dhe Asllan Musliu, humbën jetën në vendin e punës tragjikisht në Vjenë të Austrisë.
Ngjarja u zhvillua në një kantier ndërtimi, ku gjatë vendosjes së betonit, skelet u shembën dhe i zuri ata poshtë.
Autoritetet austriake kanë nisur një hetim intensiv për të zbuluar shkaqet e këtij rasti të rëndë, duke kërkuar edhe përgjegjësit e mundshëm të kësaj tragjedie.
Dëshmitar kryesor në këtë rast, pritet të jetë operatori i vinçit, i cili thuhet se pa gjithçka në momentin kur ndodhi rast.
Edhe pse i tronditur, i njëjti i ndihmoi ekipet emergjente dhe zjarrfikësit t’i largojnë peshat e rënda që kishin bllokuar rrugën, duke ua lehtësuar atyre nxjerrjen e trupave të viktimave, shkruajnë mediat austriake.
Nga gazeta Krone.at, u intervistua edhe një dëshmitar i cili e kishte parë momentin kur kishte ndodhur momenti i rëndë.
“Fillimisht ata ishin ulur në skela dhe pastaj gjithçka u shemb”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet, nëse operatori i vinçit e goditi strukturën me kovën e betonit apo rrethana të tjera shkaktuan aksidentin, do të përcaktohen nga hetimet derisa operatori i vinçit pritet të jetë një nga burimet më të rëndësishme të informacionit.
Kurse, kompania përgjegjëse e ndërtimit siç raportohet nga mediat austriake po tenton të fshihet nga përgjegjësia, duke përdorur një strategji të saj.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes, faqja e internetit e kompanisë hoqi të gjitha lidhjet me kantierin në Porzellangasse.
Një postim i vetëm ishte kapur nga gazeta “Krone” para se të hiqej: mbishkrimi i tij në Instagram ishte “Mund të ngremë kantiere ndërtimi!”, shoqëruar me një foto të kantierit. Kur u kontaktua nga gazeta, kompania shprehu “pikëllim të thellë” për “incidentin tragjik”.
Ndërkohë, sipas inspektoratit të punës, shembjet janë shkaku i dytë më i shpeshtë i aksidenteve në vendin e punës në industrinë e ndërtimit.
Një në dhjetë aksidente në vendin e punës ndodhin pikërisht në këtë sektor, duke e bërë industrinë e ndërtimit më të rrezikuar për punonjësit. Sipas Bordit Austriak të Kompensimit të Punëtorëve (AUVA), në vitin 2024 në Vjenë pati 2478 aksidente në vendin e punës, krahasuar me 2665 në vitin 2023.
Inspektoratet e punës fokusohen kryesisht në mbrojtjen nga rënia dhe kontrollin e ngritjes së skelave. Vitin e kaluar, në Vjenë u inspektuan 2769 kompani ndërtimi. Kontrollet gjithashtu përfshijnë verifikimin e vinçave dhe ngritësve të ndërtimit, dhe çdo mangësi raportohet te kompanitë përkatëse.
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...