Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesazh privatësisht gjqytarit pas humbjes, ai ia publikon

23:18 | 18 Mars 2026
D.H

Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 25-të, ka nxitur reagime të ashpra në taborin llapjan, pasi skuadra e Batatinës u mposht 2-3 nga skuadra gjilanase.

Disa orë më herët në Facebook kishte reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ankuar tek gjyqtarët pas humbjes, shkruan Arbresh.info.

Por duket se Batatinës nuk i dal aq lehtë mllefi, teksa minuta më parë, gjyqtar anësor i këtij takimi, Fatlum Berisha i ka postuar disa biseda, ku shihet se i pari i Llapit i ka kontaktuar privatësisht atij.

Në një prej mesazheve, Batatina përdor një gjuhë tejet të rëndë, duke përmendur edhe një tragjedi familjare të gjyqtarit me frazën “ty t’ka shiku Zoti njëherë”, ndërsa paralelisht e akuzon për vendime të padrejta në fushë.

“Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë.”

“FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona. Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë, kur për interesa të tyre sulmohemi në nivelin më të ulët nga akterë të cilët pretendojnë se janë njerëz me integritet dhe se punojnë për të mirën e futbollit.”

“Marre të qoftë!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Pas këtij publikimi të Berishës, nuk ka munguar mbështetja e kolegëve të tij, ku Genc Nuza e Erdall Zasella i kanë dal në mbrojtje gjyqtarit.

“Kur turpi ska kufijë!!!”, ka shkruar Nuza në një ‘story’ në Facebook.

“Futbolli duhet të na bashkojë në momente të vështira. MARRE TAHIR!”, ka thënë Zasella.