Bayern Munich ka arritur tjetër fitore bindëse me rezultat 4-1 ndaj Atalantas në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Harry Kane zhbllokoi shifrat në “Allianz Arena” pas 25 minutave, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti futbollist në minutën e 54-të dyfishoi rezultatin.
Dy minuta më vonë talenti Lennart Karl realizoi edhe golin e tretë për gjigantin gjerman.
Ndërkohë rezultatin final për 4-0 e vulosi Luis Diaz pas 70 minutash lojë.
Deri në fund Atalanta shënoi golin e nderit me Samardzic në minutën e 86-të.
Bayerni me rezultat të përgjithshëm (10:2), kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Aty bavarezët do të përballen me 15 herë fituesin e këtij kompeticioni Real Madridin./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...