Vendasit po avancojnë pas pjesës së para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve ku rezultatet pozitive po marrin skuadrat vendase.
Bayerni është në avantazh 1-0 ndaj Atalantas me golin e Kane nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Bayerni ndeshjen e parë e fitoi 6-1 dhe është me një këmbë në çerekfinale.
Teksa në përballjen tjetër Liverpooli po fiton minimalisht 1-0 ndaj Galatasarayt. “The Reds” patën mundësi të artë të shënojnë edhe golin e dytë por nga penlltia gaboi Mohamed Salah.
🚨 CHAMPIONS LEAGUE! ✨
MOHAMED SALAH MISSES THE PENALTY! 🤯🇪🇬
Liverpool 1-0 Galatasaray
🎥 @GoalsXtra pic.twitter.com/UulbYrg31w
— Polymarket FC (@PolymarketFC) March 18, 2026
Ky rezultat ndeshjen e dërgon në vazhdime pasi turqit në sfidën e parë fituan me po të njëjtin rezultat.
Ndërkohë përballjen tjetër në Londër, Tottenhami po ashtu po e fiton 1-0. Atje ndeshja e parë kishte përfunduar 5:2 në të mirë të Atleticos.
Kështu Tottenhamit i duhen së paku edhe dy gola nëse dëshirojnë vazhdimet./Arbresh.info

Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...