Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Zhivojin Neshiq, duke ia ulur dënimin nga 15 në 13 vjet burgim për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.
Sipas vendimit të Apelit, i akuzuari Zh.N, i shpallur fajtor për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë, është dënuar me 13 vjet burgim, nga 15 vjet sa ishte dënuar në shkallën e parë. Në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga 4 marsi 2024.
Gjykata e Apelit ka hedhur si të palejuar ankesën e përfaqësueses së palës së dëmtuar, ndërsa pjesën tjetër të aktgjykimit të shkallës së parë e ka lënë të pandryshuar. Po ashtu, pjesa tjetër e ankesës së mbrojtjes është refuzuar si e pabazuar.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktgjykimin e 17 qershorit 2025, e kishte shpallur fajtor Zh.N dhe e kishte dënuar me 15 vjet burgim për të njëjtën vepër penale.
Në arsyetimin e vendimit, Apeli ka vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të procedurës penale, duke theksuar se dispozitivi është i qartë, i kuptueshëm dhe në përputhje të plotë me arsyetimin.
Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt dhe plotësisht gjendjen faktike, duke administruar provat në mënyrë të rregullt dhe duke i vlerësuar ato si veç e veç, ashtu edhe në ndërlidhje reciproke.
Po ashtu, është konstatuar se ligji penal është zbatuar drejt dhe se janë përmbushur të gjitha elementet përbërëse të veprës penale për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor.
Megjithatë, kolegji gjykues ka vlerësuar se dënimi prej 13 vjetësh burgim është më proporcional me shkallën e fajësisë së të pandehurit, rrethanat konkrete të rastit dhe nevojën për të shprehur dënimin shoqëror ndaj shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...