Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se familja e bllokuar nga bora është shpëtuar në zonën neutrale të kufirit Kosovë-Mali i Zi.
Sipas njoftimit, familja kosovare me tre fëmijë kishin mbetur për disa orë në mes të stuhisë së borës, ndërsa teknikët e shpëtimit kanë bërë vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe më pas kanë realizuar evakuimin e tyre deri në zonën e sigurt, në Pikën Kufitare Kullë.
Përveç tyre, ndihmë u është ofruar edhe personave të tjerë të bllokuar në zonë.
Po ashtu, është evakuuar edhe një shofer kamioni, i cili kishte mbetur i bllokuar në të njëjtin lokacion dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Bazuar në njoftim, ai është dërguar drejt kufirit me Malin e Zi dhe i është dorëzuar autoriteteve malazeze.
Ky operacion është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Pejës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...