Ka vdekur në moshë të re Elfije Sherifi, bashkëpunëtore dhe ish-zëdhënëse për shumë vite e Klubit Futbollistik Drita.
Lajmi është bërë i ditur nga FC Drita, të cilët kanë shprehur dhimbje të thellë për humbjen e saj.
Sherifi ishte një profesioniste e dalluar në fushën e gazetarisë dhe një mbështetëse e madhe e klubit, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses, pozitë të cilën e mbajti për më shumë se gjashtë vite.
Nga klubi kanë theksuar se puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për Dritën do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të tyre.
FC Drita u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, duke shtuar se në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjes dhe ndajnë dhimbjen me ta.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...