Futbollsiti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, mund të kthehet të luajë sërish në Ligue 1 të Francës.
Mediumet franceze dhe italiane të mërkurën kanë bërë të ditur se Marseille nuk ka hequr dorë nga transferimi i Zhegrovës.
“Marseille mbetet ekip i interesuar për Edon Zhegrovën, pavarësisht se nuk arriti ta transferoj gjatë janarit”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Për interesimin e Marseillet kanë shkruar edhe mediumet në Francë. Njëra prej tyre është “Get Football”.
Ligue 1 nuk është e panjohur për ‘luanin’ ku luajti për disa vite atje dhe shkëlqeu tek Lille.
26-vjeçari kaloi te Juventusi nga skuadra franceze vitin e kaluar, por që minutat e pakta mund ta bëjnë që ai të largohet nga “Zonja e Vjetër”.
Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 445 minuta./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...