Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, një takim pune me zyrtarët e gjendjes civile të komunave të rajonit të Mitrovicës, si dhe me zyrtarët përkatës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të angazhuar në zbatimin e Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huaj, të cilët kanë hyrë në fuqi më 15 mars të këtij viti.
Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim, Sveçla theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, me qëllim të zbatimit të unifikuar dhe efikas të vendimeve të fundit të ministrisë që ai e drejton.
“Në vijim, ai nënvizoi se roli i zyrtarëve është thelbësor për mbarëvajtjen e këtij procesi, duke veçuar informimin në kohë dhe të saktë të qytetarëve dhe bashkëpunimin me ta si elemente kyçe për arritjen e rezultateve të synuara”.
Sveçla theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar me kapacitet të plotë institucional për të siguruar që procesi i filluar të zhvillohet në përputhje me dinamikën e paraparë dhe me standardet ligjore në fuqi.
Ai shtoi se MPB është në koordinim të ngushtë me komunat, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Regjistrimit Civil, me qëllim të garantimit të zbatimit të plotë të obligimeve ligjore nga të gjitha palët e përfshira.
“Gjithashtu, është bërë e ditur se, me qëllim të lehtësimit të zbatimit të këtij procesi, MPB ka themeluar ekipe të veçanta mbështetëse, të cilat do të ofrojnë asistencë dhe sqarime për çdo paqartësi që mund të paraqitet gjatë trajtimit të kërkesave, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit në procedurat administrative”, theksohet më tutje në njoftimin e kësaj ministrie.
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës