Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 25-të, ku favoritët Ballkani dhe Drita, kanë triumfuar teksa Gjilani e ka fituar derbin me Llapin.
Kryesuesi i tabelës, Ballkani fitoi takimin minimalisht 0-1 ndaj skuadrës së fundit në tabelë Prishtinës së Re, shkruan Arbresh.info.
Me rezultat 2-1 fitoi Drita në Gjilan ndaj Dukagjinit.
Kurse, Gjilani shënoi triumf të madh në udhëtim tek Llapi me rezultat 2-3.
Në ndeshjen e djeshme, Drenica e mposhti Malishevën 4-2. Teksa, Ferizaj shënoi fitore të thellë ndaj Prishtinës me rezultat 3-0.

Ballkani kryeson tabelën me 45 pikë aq sa ka edhe Drita, kurse Gjilani është ngritur në pozitën e tretë me 39 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 38 sosh dhe Malishevën me 37.
I gjashti vazhdon të mbetet Dukagjini me 33 pikë. Teksa pas humbjes së sotme Llapi iu rrezikua pozita e shtatë. Ata kanë 29 pikë, po aq ka edhe Ferizaj i teti.
Ndërkohë, Drenica është në pozitën e nëntë me 28 sosh. E fundit është Prishtina e Re me 23 pikë të grumbulluara.

Në xhiron e radhës takohen Prishtina – Ballkani, Gjilani – Drita, Dukagjini – Prishtina e Re, Malisheva – Llapi dhe Ferizaj – Drenica./Arbresh.info
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...