Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ka dalë me reagim lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në Vjenë, Austri, ku kanë humbur jetën tre shtetas kosovarë.
Sipas informacionit zyrtar të autoriteteve austriake, aksidenti ndodhi në distriktin Alsergrund gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit u shemb dhe disa punëtorë mbetën të zënë nën rrënoja.
“Bazuar në konfirmimet zyrtare dhe në informacionet e siguruara përmes kontakteve me familjarët, deri në këto momente është konfirmuar se nga viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj me prejardhje nga Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ministria thotë se që nga marrja e informacionit, institucionet e Kosovës janë koordinuar ngushtë me familjarët për të ofruar mbështetje dhe për të lehtësuar procedurat për kthimin e trupave të viktimave në Kosovë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, thuhet tutje në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...