Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për tre qytetarët nga Kosova — Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami — që humbën jetën tragjikisht në vendin e tyre të punës në Vjenë.
Përmes një postimi në Facebook, ministri theksoi se ata ishin “shtylla e pazëvendësueshme e Kosovës”, duke theksuar kontributin e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
“Për dekada, njerëzit tanë jashtë vendit kanë mbajtur gjallë lidhjen me atdheun, kanë mbështetur familjet e tyre, kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, dhe kanë qenë zë i Kosovës kudo në botë. Humbja e tyre nuk është vetëm humbje për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë që në kohët më të vështira ka gjetur mbështetjen kryesore në përkushtimin dhe sakrificën e bashkatdhetarëve tanë”, ka shkruar ministri.
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...