Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës, Mattheë T. Strasser.
Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Gardës Nacionale të Ajovës, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.
Jashari vlerësoi kontributin e partnerëve amerikanë, e posaçërisht të Gardës Nacionale të Ajovës, në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së.
Nga ana tjetër, Strasser vlerësoi lart lidershipin e Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së, e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së, duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së.
“Në fund të takimit, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e dekoroi Rreshter Majorin e Komandës Strasser me medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’ për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...