Nesër pritet të zhvillohet ceremonia e përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë. Në ngjarje do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha.
Ceremonia e prerjes së shiritit do të zhvillohet në fshatin Gojbulë, te hyrja e segmentit të zgjeruar të rrugës. Pas përfundimit të ceremonisë, kryeministri Kurti dhe ministri Basha do të japin prononcime për mediat.
“Prerja e shiritit do të realizohet në fshatin Gojbulë, te hyrja e zgjerimit të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës. Pas ceremonisë së prerjes së shiritit, para mediave do të prononcohen: Kryministri Kurti dhe ministri Basha”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...