Real Madridi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Man Cityt (1:2) në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas 20 minutave, “Los Blancos” fituan penallti ku me karton të kuq u ndëshkua Bernardo Silva pas një prekje të topit me dorë. Në gol 11-metërshin e konkretizoi, Vinicius Junior, shkruan Arbresh.info.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, City barazoi rezultatin me golin e Haalandit.
Në pjesën e dytë, City pati iniciativën dhe arriti të shënoi me Dokun por ishte në pozicion jashtë loje. Një gol tjetër e realizoi Ait-Nouri por sërish u anulua për të njëjtën arsye.
Në minutën e 82-të, Valverde shënoi për Realin por edhe një herë goli u anulua për pozicion jashtë loje. Një gol tjetër iu anulua Vinit në minutat shtesë.
Por krejt në fund një pasim maestral i Tchouamenit e gjeti Viniciusin para portës dhe kësaj here goli ishte i rregullt dhe shifrat shkuan në 1-2.
Me këtë rezultat u mbyll edhe takimi, dhe Reali siguroi çerekfinalen. Rezultati i përgjitshshëm nga dy ndeshjet është 1-5 për madrilenët.
Në çerekfinale Reali do të përballet me fituesin e Bayern – Atalanta. Atje rezultati nga ndeshja e parë është 6-1 për skuadrën gjermane./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...