Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, duke e quajtur atë “të vonuar, por të mirëpritur”.
Sipas Hamzës, këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë. Ai shton se progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit.
“Për Evropën, problemi historikisht ka qenë Serbia dhe jo Kosova. Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane. Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë”, tha Hamza.
Ai theksoi se Kosova, si vendi me qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...