Sportingu i Lisbonës ka arritur të rikthej rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Bodo/Glimtit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Bodo shënoi fitore në Norvegji 3-0, teksa sot Sportingu iu përgjigj me të njëjtën monedhë, ku brenda 90 minutave shënoi tri herë dhe e çoi ndeshjen në vazhdime, shkruan Arbresh.info.
Inacio realizoi golin e parë në minutën e 34-të. Teksa në minutën e 61-të, Goncalves realizoi për 2-0.
Në minutën e 78-të, Sportingu fitoi penallti dhe në gol e shndërroi Suarezi.
Vazhdimet pritet të nisin pas pak. Nëse rezultati mbetet kështu, atëherë fituesi do të vendoset në penallti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...